Në datat 26-27 shtator Adrian Bylyku, Drejtori i Përgjithshëm i SHGJSH, ishte i pranishëm në takimin takimine parë të projektit AIMS në kuadër të programit IPA ADRION, që u zhvillua në Ancona, Itali.
Projekti AIMS ka për qëllim krijimin e modeleve të reja për parashikimin dhe paralajmërimin e hershëm të rrëshqitjeve në zonën ADRION bazuar në Inteligjencën Artificiale.
Synon të prodhojë dhe të shpërndajë një metodologji të përshtatur për planifikuesit e territorit dhe politikë bërësit për të adresuar parashikimin e hershëm dhe menaxhimin e rrezikut të rrëshqitjeve kritike të dheut në rajonin ADRION.
Synon të prodhojë dhe të shpërndajë një metodologji të përshtatur për planifikuesit e territorit dhe politikë bërësit për të adresuar parashikimin e hershëm dhe menaxhimin e rrezikut të rrëshqitjeve kritike të dheut në rajonin ADRION. Për këtë qëllim, AIMS synon ndërlidhjet midis manifestimeve të ndryshme të rrëshqitjes së tokës dhe ngjarjeve meteorologjike që rrjedhin nga ndryshimet klimatike për të ndërtuar modele parashikuese të bazuara në AI dhe analiza të big data në gjendje të reduktojnë vulnerabilitetin e makro-rajonit ndaj ndryshimeve klimatike.
Partnerë në këtë projekt së bashku me Shërbimin Gjeologjik Shqiptar janë Università Politecnica delle Marche (lider i projektit), Shërbimi Gjeologjik i Sllovenisë, Resource Environmental Centre Bosnia and Herzegovina, Shërbimi Gjeologjik Kroat, University of Patras Elláda, Romagna Tech Italia (IT), Regional Development Agency Eastern Serbia.
Lideri i projektit në ditën e fundit të takimit organizoi një vizitë në rrëshqitjen më të madhe në Ancona, ku partnerët e projektit u njohën me sistemin e monitorimit të këtij fenomeni, përvojë e cila është një start për unifikimin e sistemeve të monitorimit në rajon., University of Patras Elláda, Romagna Tech Italia (IT), Regional Development Agency Eastern Serbia.