Zaim Karanxha

Zaim Karanxha

Drejtor i Gjeologjisë


EDUKIMI

1979 - 1984

Universiteti i Tiranës, Fakulteti i Gjeologjisë dhe i Minierave
Dega Gjeologji

 

KUALIFIKIME

1999

Kurs specializimi afat shkurtër, pranë Fakultetit Gjeologji- Miniera të Universitetit Politeknik Tiranë, në fushën e Gjeologjisë Inxhinierike. (Dëshmi specializimi Nr. 13, datë 31 /05/ 1999).

1989

Kurs specializimi afat shkurtër dy mujor për metodat e rilevimkërkimit pranë Institutit të Gjeologjisë.

 

EKSPERIENCA

07.2020 - në vazhdim

Drejtor i komanduar i Drejtorisë së Gjeologjisë dhe Përgjegjës i Sektorit të Hartografimit , Sh.Gj.Sh.

19.11.2019 - 07.2020

Përgjegjës i Sektorit të Hartografimit në Drejtorinë e Gjeologjisë, Sh.Gj.Sh.

01.09.2008 - 19.11.2019

Specialist në Sektorin e Dinamikës Detare, Drejtoria e Gjeologjisë Detare, Sh.Gj.Sh.

01.11.2006 - 31.08.2008

Specialist në Sektorin e Hartografimit në Drejtorinë e Gjeologjisë, Sh.Gj.Sh.

15.01.1998 - 30.08.2006

Drejtor i Deges Rajonale Gjeologjike Kukës.

31.12.1991 - 15.01.1998

Inxhinier gjeolog në Ndërmarrjen Gjeologjike Kukës.

10.05.1985 - 30.12.1991

Inxhinier gjeolog Ndërmarrja Gjeologjike Tiranë, Ekipi Bushtricë dhe Shëmri.



VEPRIMTARIA PROFESIONALE



Në veprimtarinë profesionale kam 28 projekte në fushën e Gjeologjise, 25 raporte studimore, 4 artikuj shkencore, Abstrakte, postera dhe kumtesa brenda e jashtë vendit ndër të cilat:


  • Drejtues projekti: Saktësime dhe plotësime të hartave shumëqëllimore të Shqipërisë (komponenti Gjeologji), sipas planshetave në shkallë 1:25 000”, viti 2019
  • Drejtues projekti: Ndërtimi Gjeologo – Strukturor i sektorit Berishë e Vogël – Kokdodë – Bugjon – Fierzë dhe i sektorit lindor të Njësisë së Hajmelit (Mali me Gropa - Darsi – Onjate) si dhe ndërtimi strukturor i n/njësisë së Malit me Gropa.
  • Bashkautor në studimin me titull : Studimi dhe vlerësimi i dinamikës detare në bregdetin e detit Adriatik dhe Jon për menaxhimin e integruar të saj dhe monitorimi i hapësirës bregdetare te detit Adriatik në shkallë 1:50.000.
  • Bashkautor në studimin me titull : Studimi dhe vlerësimi i dinamikës detare në bregdetin e detit Adriatik dhe Jon për menaxhimin e integruar të saj dhe monitorimi i hapsirës bregdetare te detit Adriatik në shkallë 1:50.000.
  • Bashkautor në studimin me titull: Ndërtimi i hartave shumëqëllimore, gjeoinformatizimi dhe baza e të dhënave sipas planshetave në shkallë 1 : 25 000.
  • Bashkautor në studimin me titull “Vlerësimi gjeologo ‐ mjedisor dhe hartografimi në shkallë 1: 50.000 i hapësirës bregdetare Shqiptare.
  • Bashkautor në studimin "Vlerësimi gjeologo – Ekonomik I vendburimeve të bakrit dhe atyre polimetalore në Shqipëri".
  • Bashkautor në studimin "Rivlerësime dhe rekomandime për krom ‐ mbajtjen e masivëve të Tropojës, Kukësit, Lurës, Bulqizës dhe Shebenik ‐ Pogradecit", viti 2006 ‐ 2007 (për masivin ultrabazik të Kukësit).
  • Bashkautor në studimin " Vlerësimi i pasurive minerale dhe gjeoturistike për gjatë korridoreve rrugore Durrës ‐ Kukës ‐ Prizeren dhe Shëngjin ‐ Bajram Curri ‐ Gjakovë".
  • Bashkautor në studimin "Gjeomonumentet e rëndësisë kombëtare e ndërkombëtare të Shqipërisë, klasifikimi, përgatitja për botim dhe propozimet për plotësimin e legjislacionit për zonat turistike".
  • Drejtues projekti i studimit "Administrimi i gjeologjisë, territorit dhe resurseve natyrore" për gjithë territorin Kukës‐Has. Drejtues projekti i studimit "Hartografimi i fenomeneve gjeodinamike në rrethet Kukës ‐ Has dhe masat për parandalimin e tyre".
  • Bashkautor në raportin studimor (për mineralizimet e bakrit) me titull: "Strategjia e zhvillimit të Industrisë minerare bazuar në Politikat Rajonale e për menaxhimin e efikasitetit të Burimeve Minerale ekzistuese dhe atyre që do të zbulohen për një periudhë 15 vjeçare, Dhjetor 2005.
  • Bashkautor në disa studime tematiko-përgjithësuese rilevuese dhe projekte kërkim-zbulimi në disa objekte të kromit, bakrit dhe hekurit pa nikel.
  • Bashkautor në një sëre projektesh me punime kërkim-zbulimi e vlerësimi për kromite.
  • Bashkautor në përgjithësimin e të gjitha punimeve të kërkim-zbulimit për mineralizimet e bakrit kuarc-sulfur në zonën e Hasit.
  • Autori i parë në projektet e viteve 1985- 1986 për mineralizimet e hekurit pa nikel (Ekipi Bushtricë) dhe mineralizimit kuarc - sulfur (Ekspedita gjeologjike Shëmri). Raport gjeologjik me llogaritje rezervash për mineralin e hekurit pa nikel me gjendje 01/01/1985.

Gjuhët e Huaja

Rusisht

Italisht