Vladimir Kola

Vladimir Kola

Drejtor i Gjeologjisë Inxhinierike, Gjeofizikës dhe Gjeodezisë


EDUKIMI

1980 - 1984

Shkolla e Mesme Profesionale Prrenjas, Shqipëri
Dega Gjeologji

1984 - 1989

Universiteti i Tiranës, Fakulteti i Gjeologjisë dhe i Minierave
Dega Gjeologji (Mineralet e ngurta)

KUALIFIKIME

1999-2001

Kualifikim pasuniversitar (dega Gjeologji Inxhinierike) në Fakultetin Gjeologji-Miniera. Tiranë.

 

EKSPERIENCA

14.12.2020 - në vazhdim

Drejtor i Drejtorisë së Gjeologjisë Inxhinierike, Gjeofizikës dhe Gjeodezisë në Shërbimin Gjeologjik Shqiptar.

2009 - 14.12.2020

Specialist në Sektorin e Burimeve Minerale Metalore në Drejtorinë e Burimeve Minerale në Shërbimin Gjeologjik Shqiptar.

2007 - 2009

Drejtor i Degës Rajonale Gjeologjike Rubik

1989 - 2006

Inxhinier Gjeolog pranë Ndërmarrjes Gjeologjike Rubik.

VEPRIMTARIA PROFESIONALE



  • Autor dhe bashkautor i projekteve dhe raporteve të ndryshme gjeologjike dhe hidrogjeologjike në Ndërmarrjen Gjeologjike të Rubikut.
  • Autor dhe bashkautor studimesh Gjeologo-Inxhinierike në Ndërmarrjen Gjeologjike të Rubikut.
  • Bashkautor në projektin e monitorimeve të Lumenjve në territorin e Shqipërisë (Lumi Mat)
  • Bashkautor në projektin e dixhitalizimit të materialeve gjeologjike në fushën e kërkimit, zbulimit dhe Vendburimet e mineraleve të dobishme.
  • Bashkautor në Projektin e studimit të digave dhe rezervarëve ujëmbledhës, me metoda gjeologo-inxhinierike dhe gjeofizike në territorin e Shqipërisë.
  • Bashkautor në projektin e përpilimit të hartave Gjeologo-inxhinierike sipas planshetave në shkallen 1:25000 dhe plotësimi i databazës së rrëshqitjeve në gjithë territorin e Shqipërisë.
  • Studime sipas kërkesave emergjente tëAgjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile.
  • Drejtues në projektin e studimit të digave dhe rezervuarëve ujëmbledhës, me metoda gjeologo-inxhinierike dhe gjeofizike në territorin e Shqipërisë.
  • Drejtues në projektin e rajonizimit Gjeologo-Inxhinierik në territorin e Bashkisë Kamëz.

Gjuhët e Huaja

Anglisht

Italisht

Aftësi kompjuterike dhe kompetenca

Aftësi shumë të mira në fushën e rilevimeve dhe hartografimeve gjeologjike, Gjeologo-Inxhinierike, Hidrogjeologjike të fituara gjatë punës në Ndërmarrjen Gjeologjike Rubik dhe në Shërbimin Gjeologjik Shqiptar.

Njohuri shumë të mira të programeve kompjuterike bazë (Word, Exel, PowerPoint) dhe AutoCAD.