Mentor Lamaj

Mentor Lamaj

Drejtor i Gjeologjisë Inxhinierike, Gjeofizikës dhe Gjeodezisë


EDUKIMI

1982 - 1986

Universiteti i Tiranës, Fakulteti i Gjeologjisë dhe i Minierave
Dega Gjeologji

 

KUALIFIKIME

1989 - 1991

Universiteti i Tiranës, Fakulteti i Gjeologjisë dhe i Minierave
Dega Gjeologji (Petrograf rilevues)

2000 - 2001

Universiteti i Tiranës, Fakulteti i Gjeologjisë dhe i Minierave
Dega Gjeologji Inxhinierike

 

EKSPERIENCA

07.2020 - në vazhdim

Drejtor i komanduar i Drejtorisë së Gjeologjisë Inxhinierike, Gjeofizikës e Gjeodezisë dhe Përgjegjës i Sektorit të Gjeologjisë Inxhinierike, Sh.Gj.Sh.

06.2008 - 07.2020

Përgjegjës i Sektorit të Monitorimit të Gjeologjisë Inxhinierike në Drejtorinë e Gjeologjisë Inxhinierike, Gjeofizikës e Gjeodezisë, Sh.Gj.Sh.

01.2006 - 12.2007

Inxhinier gjeolog Sh.Gj.Sh. Dega rajonale Tiranë, Ekipi Laç.

01.2004 - 12.2005

Inxhinier gjeolog Sh.Gj.Sh. Dega rajonale Tiranë, Ekipi Krujë.

01.2002 - 12.2003

Inxhinier gjeolog Ndërmarrja Gjeologjike Tiranë, Ekipi Vlore-Gjirokastër.

05.1993 - 09.2000

Inxhinier gjeolog Ndërmarrja Gjeologjike Tiranë, Ekipi i Materialeve te Ndërtimit.

04.1992 - 05.1993

Krye Gjeolog i Ndërmarrjes Gjeologjike Tiranë.

06.1991 - 03.1992

Inxhinier gjeolog Ndërmarrja Gjeologjike Tiranë, Ekipi Burrel.

05.1988 - 09.1989

Inxhinier gjeolog (Kryetar Ekipi) Ndërmarrja Gjeologjike Tiranë, Ekipi Kaptine e Martaneshit.

01.1987 - 05.1988

Inxhinier gjeolog Ndërmarrja Gjeologjike Tiranë, Ekipi Mirditë.



VEPRIMTARIA PROFESIONALE



  • Projekte të kërkim – zbulimit të mineralizimit të arit në V.b. Gjazuj, Mirditë.
  • Projekte të kërkim – zbulimit të mineralizimit të Bakrit në V.b. Bukmirë, Mirditë.
  • Projekte të kërkim – zbulimit të mineralizimit të Kromit në V.b. Kaptinë, Martanesh.
  • Projekte të kërkim – zbulimit të mineralizimit të Kromit dhe Platinit në V.b. Qafë-Dardhë, Burrel.
  • Projekte të kërkim – zbulimit të Lëndëve të para të ndërtimit në Rajonin Tiranë – Durrës – Kavajë – Krujë.
  • Projekte të Temës shumëqëllimore V.S.GJ.
  • Projekti i rajonizimit gjeologo – inxhinierik me shkallë 1:10 000, dhe vlerësimi i rrezikut gjeologjik në qytetin e Krujës.
  • Projekti i rajonizimit gjeologo – inxhinierik me shkallë 1:10 000, dhe vlerësimi i rrezikut gjeologjik në qytetin e Laçit. (Projekt i aprovuar për zbatim gjatë viteve 2006-2008).
  • Studimi i qëndrueshmërisë së shpatit dhe kushtet gjeologo-inxhinierike të fshatit Kolonjë, Gjirokastër.
  • Studimi i qëndrueshmërisë së shpatit dhe kushtet gjeologo-inxhinierike të fshatrave Sinanaj e Dhemblan, Tepelenë.
  • Studimi i qëndrueshmërisë së shpatit dhe kushtet gjeologo-inxhinierike të fshatit Çarshovë, Përmet.
  • Studimi i qëndrueshmërisë së shpatit dhe kushtet gjeologo-inxhinierike të fshatit Godolesh, Elbasan.
  • Studimi i qëndrueshmërisë së shpatit dhe kushtet gjeologo-inxhinierike të fshatit Bizë, Ishëm, Durrës.
  • Relacion “mbi kushtet gjeologo - inxhinierike të bazamentit ku do të ndërtohet shkolla 9 - vjeçare në lagjen e re të qytetit Kukës”
  • Raport “Rajonizimi gjeologo – inxhinierik me shkallë 1:10 000 i territorit të qytetit Gramsh”
  • Relacion “mbi vlerësimin e kushteve gjeologo - inxhinierike të bazamentit ku do të ndërtohet shkolla e bashkuar në fshatin Cukalat të komunës Cukalat, Berat”.
  • Raporti “Rajonizimi gjeologo – inxhinierik me shkallë 1:10 000, i qyteteve Laç, Milot dhe Mamurras.
  • Raport “Mbi kushtet gjeologo – inxhinierike të shpatit ku ka ndodhur rrëshqitja në lagjen “11 Janari”, Gjirokastër”.
  • Raport “Mbi kushtet gjeologo – inxhinierike të shpatit ku ka ndodhur rrëshqitja në lagjen Gjeçaj, fshati Bagoj, komuna Synej, Kavajë.
  • Raport “Rajonizimi gjeologo – inxhinierik me shkallë 1:10 000 i territorit Fushë Stude, komuna Stebleve, Librazhd”.
  • Raport “Rajonizimi gjeologo – inxhinierik me shkallë 1:10 000 i territorit të bashkisë Fushë Krujë”.
  • Raport “Rajonizimi gjeologo – inxhinierik me shkallë 1:10 000 i zonës turistike të komunës Aliko, Sarandë”.
  • Raport “Mbi kushtet gjeologo – inxhinierike të shpatit ku ka ndodhur rrëshqitja në lagjen Hoxhaj, fshati Allprendaj, komuna Golem, Lushnje.
  • Raport “Mbi kushtet gjeologo – inxhinierike të shpatit ku ka ndodhur rrëshqitja në fshatrat e komunës Ndroq, Tiranë”.
  • Raport “Mbi kushtet gjeologo – inxhinierike të shpatit ku ka ndodhur rrëshqitja në fshatrat e Bashkisë Vorë”.
  • Relacion mbi kushtet gjeologo – inxhinierike të rrugës së rrezikuar nga rrëshqitja e dherave, në fshatin Mezhgoran, komuna Qendër, Tepelenë.
  • Relacion mbi vlerësimin e kushteve gjeologo – inxhinierike të qëndrueshmërisë së trojeve, pas fontanimit të gazit, në fshatin Marinëz, komuna Kuman, qarku Fier.
  • Relacion: “Mbi kushtet gjeologo–inxhinierike të shpateve në Jonufër, segmenti rrugor Uji Ftohtë - Orikum të bashkisë Vlorë, qarku Vlorë.
  • Relacion mbi kushtet gjeologo – inxhinierike të shpatit të rrezikuar nga rrëshqitja në “Kodrën e Bajames”, njësia administrative Zharrëz, bashkia Patos, qarku Fier.
  • Relacion mbi qëndrueshmërinë e shpatit sipër gropës themel, e hapur nga shoqëria “IBN” sh.p.k., në zonën pranë xhamisë në Selitë të Vjetër, Tiranë.
  • Relacion mbi kushtet gjeologo – inxhinierike të shpatit të rrezikuar nga rrëshqitja në Lagjen e Re, fshati Ndroq Tiranë.
  • Relacion mbi kushtet gjeologo – inxhinierike të truallit ku vendoset banesa e Z. Avdyl Bislim Vata në rrugën “Ylberi”, fshati Valias, bashkia Kamëz.
  • Relacion mbi gjendjen dhe masat që duhen marrë për pastrimin dhe lirimin e sistemeve të kullimit, në zonën nga “CITI PARK” deri në trasenë e hekurudhës, në përroin e Limuthit, fshati Gjokaj, bashkia Vorë.
  • Raport “Mbi kushtet gjeologo – inxhinierike te truallit të ndërtimit të objektit “Magazine 3 KT në vendin e quajtur “Kthesa e Rinasit”, Fushë Prezë.
  • Raport studimi mbi kushtet gjeologo-inxhinierike të sheshit të ndërtimit të një godine shërbimi 1 dhe 2 kate-Qendër Tregtare Universi nr.2, Tiranë.
  • Raport studimi mbi kushtet gjeologo-inxhinierike të sheshit të ndërtimit të kompleksit të ndërtimeve tip magazinë 1 – 3 kat, Bashkia Kamëz, Tiranë.
  • Raport studimi mbi kushtet gjeologo-inxhinierike të sheshit të ndërtimit të kompleksit të ndërtimeve tip magazinë 1 – 3 kat. Njësia nr. 8, Tiranë.
  • Raport studimi mbi kushtet gjeologo-inxhinierike të sheshit të ndërtimit të një godine shërbimi 1 kat-(Q. T. U. nr.3). fshati Domje, Komuna Kashar, Tiranë.
  • Raport studimi mbi kushtet gjeologo - inxhinierike të sheshit të ndërtimit të kompleksit të godinave 1-3 katëshe në zonën e fshatit Mullet të Komunës Petrelë, Tiranë.
  • Raport studimi mbi kushtet gjeologo - inxhinierike të sheshit të ndërtimit të një kompleksi godinash 1-3 katëshe në zonën e Kartodromit, Komuna Farkë, Tiranë.
  • Raport studimi mbi kushtet gjeoteknike të sheshit të ndërtimit të një godine 4 katëshe në zonën e ish kombinatit “Misto Mame”, Tiranë.
  • Raport studimi mbi kushtet gjeologo-inxhinierike të sheshit të ndërtimit të një godine banimi + shërbimi 4 kate + papafingo me 1 kat nëntokë, ne rr. “Mine Peza”, Tiranë.
  • Raport Mbi kushtet gjeologo-inxhinierike të sheshit të ndërtimit të godinës 3-kat: “Bar – Restorant – Hotel “Golden Gold”, Komuna Dajt, Tiranë.
  • Raport studimi mbi kushtet gjeologo-inxhinierike të sheshit të ndërtimit të një godine 2, 7 dhe 8 kate me 2 kate parkimi nëntokë, rr. “T. Tashko”, Blv. “Zh. Dark”, Tiranë.
  • Raport studimi mbi kushtet gjeologo-inxhinierike të sheshit të ndërtimit të urës së fshatit Hardhishtë, Durrës.
  • Studimi mbi kushtet gjeologo-inxhinierike të zonës ku do të ndërtohet hidrocentrali i Memaliajt (faza e projekt idesë).
  • Raport studimi mbi kushtet gjeologo-inxhinierike të sheshit të ndërtimit të urës së Bunës, Shkodër.
  • Raport mbi kushtet gjeologo-inxhinierike të trasesë së rrugës “Ura e Çukës – Butrint”.
  • Studim gjeologo – inxhinierik i qëndrueshmërisë se shpatit, dhe vlerësimi i dëmtimit të rrugës automobilistike Milot – Rubik në Bërzanë, Milot.
  • Studimi mbi kushtet gjeologo-inxhinierike të zonës ku do të ndërtohet hidrocentrali i Këlcyrës (faza e projekt idese).
  • Studimi mbi kushtet gjeologo – inxhinierike të rrugës automobilistike Prosek – Perlati i Epërm.
  • Vlerësimi i kushteve gjeologo – inxhinierike në vend ndërtimet e urave në segmentin Kalimash – Kukës.
  • Raport mbi kushtet gjeologo-inxhinierike të truallit të ndërtimit të Hotelit 7 KT tek Ura e Madhe Krujë.
  • Studim gjeologo – inxhinierik për objektin “Studim projektim plotësimi i projektit ndërtim Unaza e Kavajës” (faza e projekt zbatimit).
  • Raport “Rajonizimi gjeologo – inxhinierik me shkallë 1:10 000 i territorit të qytetit Gramsh”.
  • Raport mbi kushtet gjeologo-inxhinierike të trasesë së rrugës automobilistike Ura e Kardhiqit – Delvinë.
  • Raport “Mbi kushtet gjeologo-inxhinierike të bazamentit ku do të ndërtohet mbikalimi i Plepave, Durrës”.
  • Raport “Mbi kushtet gjeologo-inxhinierike të bazamentit ku do të ndërtohet mbikalimi i Shkozetit, Durrës”.
  • Raport “Mbi kushtet gjeologo-inxhinierike të bazamentit ku do të ndërtohet H/C dhe veprat e marrjes, Lure”.
  • Raport “Mbi kushtet e stabilitetit të shpateve ku do të kalojë linja e gazit, brenda territorit të Shqipërisë, në kuadër të Projektit TAP”.
  • Raport “Mbi kushtet gjeologo-inxhinierike të bazamentit ku do të ndërtohen depot e ujit në fshatin Valarë, lagjen Kodra e Shtufit dhe Zinxhiraj, Gjirokastër”.

Gjuhët e Huaja

Anglisht

Italisht